Krasniqi për hapjen e urës mbi Ibër: Do të vazhdoj me procedim pas kontrollit ligjor

Ministri Elbert Krasniqi, pas ceremonisë së betimit të Erden Atiq si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut, ka thënë se vendimi i marrë nga Kuvendi Komunal për hapjen e urës kryesore mbi Ibër, është në MAPL, në kontrollim të ligjshmërisë dhe proceseve administrative, sapo të përfundojë ky vlerësim sipas tij, do të vazhdoj me procedim

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Erden Atiq si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut.

Pas ceremonisë së betimit, Krasniqi në një konferencë për media është pyetur se kur do të bëhet hapja e urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, dhe sipas tij, vendimi i marrë nga Kuvendi Komunal është në MAPL, në kontrollim të ligjshmërisë dhe proceseve administrative, “porsa të përfundojë ky vlerësim do të jetë në tryezën time, më pas unë do të vazhdoj procedimin e tij”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin, kishte deklaruar se kërkesa e këshilltarëve për hapjen e urës kryesore për qarkullim i është përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Ministrisë së Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale.

Për hapjen e urës kanë qenë 13 vota, një ka qenë kundër dhe një abstenim.

Po ashtu, ministri Krasniqi, duke përgëzuar kryetarin, nënkryetarin dhe drejtorët e përzgjedhur nga kryetari për detyrën, ka thënë se Qeveria do t’i mbështesë si çdo komunë tjetër në Kosovë.

“Unë sot kryetarit, nënkryetares dhe drejtorëve të përzgjedhur nga kryetari iu uroj punë të mbarë dhe të mirë, si Qeveri do të jemi në mbështetje të tyre, si secilës komunë tjetër në Kosovë, në implementimin e mandatit të tyre ligjor dhe kushtetues”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se çdo vendim dhe veprim i kryetarit do të ketë mbështetjen e nivelit qendror, si Qeveria, ashtu edhe Ministria do të jenë në mbështetje të të gjithë kryetarëve të komunave.

“Shumë e rëndësishme që qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës veriore dhe komunave tjera të kenë shërbime adekuate cilësore dhe të kenë kryetarin nënkryetarin afër tyre. Për ne është shumë e rëndësishme kjo përbërja e kabinetit të kryetarit, është shumë e rëndësishme që ky qytet multietnik të këtë edhe këtë përbërje. Secili vendim dhe veprim i kryetarit do të ketë mbështetjen e nivelit qendror, si Qeveri dhe si ministri jemi mbështetje të të gjithë kryetarëve”, është shprehur ai.

Po ashtu, ai ka thënë se me betimin e kryetarit Atiq në ditët në vijim do të vazhdojë organizimi i seancave të Kuvendit, ku do të bëhet edhe betimi i kryetarëve të komunave tjera veriore, ndërsa sipas tij, datën do ta vendosin vetë kryetarët e sapozgjedhur.

Atiq pas betimit: Do të punojmë për të gjithë qytetarët pa dallim

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili të premten u betua si kryetar i kësaj komune, ka thënë se do të punojë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ai u ka bërë ftesë qytetarëve që ta vizitojnë komunën e Mitrovicës së Veriut, për ta shtuar bashkëpunimin.

Angazhimi më i madh, sipas tij, do të jetë normalizimi situatës në këtë komunë.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika