“Nga këndvështrimi politik, megjithatë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik, duke parë kushtet e pazakonta në të cilat ata u zgjodhën”.
Por, në të njëjtën linjë të mendimi me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, nuk është edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili në emisionin “FIVE” në TV Dukagjini theksoi se kryetarët e zgjedhur në katër komunat në veri të Kosovës do të jenë kryetarë me kompetenca të parapara me ligj.
Kështu ndryshe nga Hovenier që kërkoi që kryetarët të kenë “rol teknik dhe jo politik”, Krasniqi lë të nënkuptohet se kryetarët do të kenë “rol politik dhe jo teknik”.
“Kryetarët e zgjedhur do të jenë kryetarë me ato kompetenca të parapara me ligj”, ka thënë Krasniqi.
Duke komentuar betimin e kryetarit të Komunës së Veriut, Erden Atiq, që ndodhi gjatë të premtes (sot), Krasniqi pohoi se Qeveria e Kosovës do e mbështet kryetarin e sapo betuar për implementimin e plotë të mandatit të tij.
“Çka është e rëndësishme, është që të gjithë kryetarët e tjerë dhe Atiqi do të ushtrojnë të gjitha kompetencat e parapara me kushtetutë dhe ligjet aplikative, keni parasysh që komuna e Mitrovicës së Veriut ka të drejta të deleguara shtesë, janë nën përgjegjësinë e atit, dhe kjo është e rëndësishme dh ne si Qeveri jemi në mbështetje të implementimin të mandatit të tij”, ka shtuar Krasniqi.