Policia e Kosovës njofton se i dyshuari i panjohur, që ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia, e kishte goditur viktimën femër kosovare- këmbësore (e mitur).
Policia njofton se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
“Një i dyshuar i panjohur deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e godet viktimën femër kosovare- këmbësore (e mitur) dhe largohet në drejtim të panjohur”, njofton Policia.
Tutje, thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.
“Rr. Esat Berisha, Gjilan 19.05.2023, 13:10. Një i dyshuar i panjohur deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e godet viktimën femër kosovare- këmbësore (e mitur) dhe largohet në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”.