Një kompani e regjimentit të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës është dislokuar për në poligonin ushtarak të Krivollakës, në Maqedoni të Veriut.
Kjo është bërë në kuadër të Ushtrimit Ndërkombëtar “Defender Europe 23”, me qëllim të demonstrimit të performancës dhe ndërveprueshmërisë ushtarake.
“Në kuadër të Ushtrimit Ndërkombëtar “Defender Europe 23”, Forca e Sigurisë sē Kosovës, ka dislokuar sot një kompani të regjimentit të Kēmbēsorisë në Poligonin Krivollak të Maqedonisë së Veriut, që do bashkangjitet Batalionit multi-nacional për zhvillimin e trajnimit të përbashkët. Kompania ka për objektivë demostrimin e performancës dhe ndërveprueshmërinë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere. Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të paqes aty ku kërkohet”, thuhet në njoftim.