Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abozoviq, pas betimit të Jovan Milatoviq si president i shtetit malazez, ka thënë se kjo është ditë historike për Malin e Zi.
“Urime presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviq për marrjen e detyrës”, ka shkruar Abazoviq.
“Kjo është ajo për të cilën kemi luftuar. Ansambleja e Malit të Zi kurrë më e bukur. I gjithë rajoni, si dhe mysafirët nga Evropa dhe mbarë bota, u mblodhën në një vend. Mali i Zi dërgon një mesazh shumë të bukur. Ëndrra jonë politike është bërë realitet”, ka shkruar tutje ai.
Abozoviq është shprehur se “trimërisht” Mali i Zi është “në rrugën e duhur”.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi.
Zyra e Presidentes bën të ditur se Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.