Të dielën e 21 majit, do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Firenze të Italisë.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, njofton se është nisur rrugës për në Itali.
“…ku mezi po pres të takoj shumë aktivistë e mbështetës të PDK-së në mërgatë…”, ka thënë Krasniqi.
“Rrugës për në Itali, ku mezi po pres të takoj shumë aktivistë e mbështetës të PDK-së në mërgatë. Shihemi nesër në Firenze, në Kuvendin Zgjedhor të degës së PDK-së në Itali”, shkruan kreu i PDK-së.