Policia e Kosovës ka asistuar inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjatë një kontrolli për të vërejtur se si po zbatohet Ligji kundër Duhanit, pasi një person nuk pranoi t’u bindet inspektorëve të AUV-it. Kontrolli u zhvillua në një lokal në qytetin e Ferizajt.
Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.
“Një person është shoqëruar ne stacion policor në Ferizaj, për mos bindje të inspektoreve, të njëjtit i është shqiptuar një kundërvajtje nga inspektoret e AUV-it”, ka thënë Shabani.
Ndërsa, gjatë ditë së shtunë(sot) ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë(AUV) kanë dalë në Fushë Kosovë e Ferizaj të inspektojnë se a po zbatohet Ligji kundër duhanit në hapësirat publike.
Gjithashtu, gjatë këtij aksioni janë gjobitur disa gastronomë.