Nuk morën pjesë në ceremoninë hapëse të “Defender Europe ‘23”, Krasniqi e Haradinaj tregojnë arsyet

Dy liderët opozitarë, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj, kanë treguar arsyet se pse nuk morën pjesë në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 2023”

Nuk morën pjesë në ceremoninë hapëse të “Defender Europe ‘23”, Krasniqi e Haradinaj tregojnë arsyet

Gjatë ditës së diel, për herë të parë në Kosovë u organizuar dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Në këtë ceremoni morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armedn Mehaj, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier e shumë figura të tjera nga skena politike e publike në Kosovë.

Ndërsa, ajo çka u vërejt – po aq sa prania e pozitës – ishte mosprania e liderëve të opozitës në këtë ceremoni të rëndësishme për FSK-në dhe Kosovë.

Dukagjini i ka pyetur liderët opozitarë se a ishin të ftuar në këtë organizim, dhe deri më tani janë përgjigjur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Krasniqi ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë, por nuk ka mundur të merrte pjesë pasi ishte ne Firence të Italisë.

“Kam pranuar ftesë, por unë jam në Firence, sepse e kam pasur të caktuar Kuvendin Zgjedhor të degës së PDK-së për Itali”, ka thënë Krasniqi për Dukagjinin.

Gjithashtu, Haradianj ka treguar arsyen e tij se pse nuk ishte i pranishëm në ceremoni, duke theksuar se është i bindur që FSK-ja do të dëshmojë standardet më të lara dhe do të certifikohet nga NATO, kështu sipas tij, aktivitet e tjera janë rrethanore dhe nuk ndërlidhen me certifikim nga NATO.

“…e përcjellim nga afër përgatitjet për Defender 23. Jam i bindur se FSK do të dëshmojë standardet më të larta dhe do të certifikohet nga Nato. Gjatë ditës sot kam qëndruar me familjarët e dëshmorëve të cilët kanë përvjetorin sot e kanë qenë bashkëluftëtarë të mi. Gjithashtu e rëndësishme është që ushtrimi 23 të shkojë mirë, aktivitetet e tjera janë rrethanore dhe nuk ndërlidhen me certifikimin nga Nato”, ka thënë Haradinaj për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika