Erden Atiq e ka nisur punën si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut.
Ai tha se tashmë ka filluar edhe më emërimin e drejtorëve të rinj, teksa shoti se do t’i vizitojë edhe punëtorët e administratës së komunës.
“Këto ditë kemi shumë punë për të bërë. Kam nisur me emërimin e drejtorëve dhe sot gjatë ditës do t’i vizitoj edhe punëtorët e administratës. Përveç mediave, sot pres edhe shumë mysafirë të tjerë”, ka thënë ai.
Atiq përmendi edhe çështjen e Urës së Ibrit, për të cilën, tha se tashmë është në dorën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.
“Për Urën e Ibrit tashmë kemi një vendim të asamblesë komunale dhe tani është në dorën e MAPL-së”, ka thënë ai.