Një grua dyshohet se është dhunuar në komunën e Fushë-Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, fillimisht ajo ishte raportuar si e zhdukur, teksa më vonë viktima bashkë me ankuesin e kanë paraqitur rastin në polici si dhunim.
Pas intervistimit, viktima është dërguar për tretman mjekësor, teksa bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima femër kosovare, së bashku, nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur, është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’. Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.