Policia e Kosovës ka filluar hetimet për dy vdekje në dy raste të ndara në komunën e Istogut dhe Klinës.
Në Istog, një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore për burrin i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Ankuesja femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi viktima mashkull kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore, si dhe një autoambulancë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Edhe në Istog, një burrë është dërguar për tretman mjekësor, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte dërguar për tretman mjekësor, me ç’rast nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.