Një person, i cili dyshohet për tentim vrasje, është vetëdorëzuar në polici.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në komunën e Ferizajt, teksa bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta, me të cilën, dyshohet se e ka sulmuar viktimën.
Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Lidhur me rastin me datën 22.05.2023, në stacion policor është vetëdorëzuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.