Mbrojtja e Krasniqit nis pyetjet, dëshmitari i pestë dëshmon për vrasjen e personit 1

Mbrojtja e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, avokatja Venkateswari Alagendra, ka filluar marrjen në pyetje të dëshmitarit të pestë me kodin 3165, i cili po vazhdon të dëshmojë për vrasjen e personit 1.

Pyetjet e saj kryesisht janë zhvilluar lidhur me një dokument (jopublik), të cilin dëshmitari e pohoi se është ankesë e bërë nga ai, por që nuk e di datën e saktë të saj, raportoi ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

I pyetur se a është e saktë ajo që ka thënë në këtë ankesë se numri 1 është marrë nga UÇK-ja nga shtëpia e tij, ai tha se ‘‘jo nuk është e vërtetë se në shtëpi, ndoshta një gabim te përkthimi’’.

Tutje, ai tha se ai i ka parë personat me maska, por jo të gjithë, ndoshta sipas tij, dy apo tre, duke mos qenë i sigurt për numrin e saktë.

Ai tha se nuk kishte thënë se të maskuarit i ka parë pa maska, kurse personat 14 dhe 15 tha se i ka parë pas vrasjes, por që tha se ata nuk kanë qenë të dyshuarit, por kanë dëgjuar krismat dhe kanë dalë.

I pyetur se në këtë dokument kishte thënë se ‘‘pas incidentit kam parë dy të dyshuar pa maska’’, ai tha se ‘‘përkthimi nuk është i saktë’’.

Kurse lidhur me një dokument tjetër të 23 janarit 2003, avokatja Alagendra tha se janë përmendur disa persona të dyshuar, dëshmitari tha ‘‘i kam parë 12-shin dhe 13-shin’’.

Kur u pyet se a i keni parë pa maska, përmbajtja ka qenë e redaktuar.

Po ashtu, kur iu tha se ‘‘dy personat qe dyshoje se ishin të përfshirë në vrasjen e numrit 1 ishin numri 12 dhe 13 dhe dyshimin e kishe sepse nuk kishin uniforma atë ditë kështu’’, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) vendosi që të ketë përmbajtje të redaktuar përgjigja e tij.

Lidhur me personin 14, ai tha se “ai i ka dëgjuar krismat dhe ai ka dalë në rrugë prej malit kur i ka dëgjuar, dhe i ka parë të vrarë’’, por nuk e kishte ditur se kush.

Në vazhdim, dëshmitari lexoi një paragraf në atë dokument, për të cilin, tha se ‘‘nuk e kam thënë unë këtë’’.

Gjatë dëshmisë ka pasur edhe pjesë të tjera me përmbajtje të redaktuara./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika