Ish-trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, duket se është pranë arritjes së një marrëveshje me Shkëndijën e Tetovës.
Tekniku shkupjan ka konfirmuar për RTV Dukagjini se është në bisedime me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Ai ka thënë se “shumë shpejt mund të vendoset gjithçka”.
Pozita e trajnerit te Shkëndija ka mbetur e lirë pas dorëheqjes së Qatip Osmanit në fund të sezonit.
Në anën tjetër, kujtojmë se Nuhiu së fundmi kishte qenë pjesë e Dritës, klub me të cilin kishte arritur të shpallej kampion të Kosovës në edicionin 2019/2020.
Drita dhe Nuhiu kishin ndërprerë bashkëpunimin në nëntor të vitit të kaluar pas një periudhe mbi katër vjeçare.