Kuvendi nuk mban seancë të enjten, opozita kritikon Qeverinë për bllokim të agjendës parlamentare

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk pati kuorum të mjaftueshëm për caktimin e seancës për të enjten. Në lidhje me këtë, opozita ka shprehur shqetësimet e saj për "mosreflektim nga ana e qeverisë për bllokimin e agjendës parlamentare"

Kuvendi i Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për bllokim të agjendës parlamentare në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk pati kuorum në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për ta caktuar seancën plenare për të enjten.

Në deklaratën e tij pas mbledhjes së kryesisë, Tahiri ka thënë se sikur të kishte një qeverisje më efektive dhe një kryeministër më efektiv, bllokimi i punës së kuvendit do të ndikonte në reflektimin e Qeverisë.

“Pra të hyjmë në bllokada të tilla ku kjo shumicë nuk arrin të ketë numrat e domosdoshëm për implementimin e agjendës së saj, tregon që në vend kemi një qeverisje që as qeverisje nuk mund ta quajmë. Sikur të kishim një qeverisje më efektive, sikur të kishim një kryeministër më efektiv, bllokimi i Kuvendit do të reflektonte jashtëzakonisht shumë në punën e qeverisë, fakti që kësaj qeverie agjenda parlamentare e bllokuar nuk i luan rol do të thotë shumë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, secila mazhorancë më herët ka qenë më e përgjegjshme sesa ajo aktuale.

Po ashtu, edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se zhbllokimi i Kuvendit nuk është varet nga qasja e opozitës, por nga qasja e Qeverisë karshi të hyrave vetanake të komunave.

“Dështoi se nuk pati kuorum të mjaftueshëm në kryesi, si rrjedhojë nuk do të mund të kemi një seancë të re të enjten e kësaj jave. Për AAK, zhbllokimi i Kuvendit nuk është në fajin e opozitës, zhbllokimi mund të ndodhë vetëm nëse qasja popullsitë, qasja e MF-së, me të hyrat vetanake të komunave të ndodhë, ajo duhet të ndodhë këtë javë. Për shkak që nuk po mund ta shfrytëzojë buxhetin e saj, po do të marrë edhe prej komunave që e kanë të vetmen mundësi për zbatimin e projekteve ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka thënë Tahiri.

Po ashtu, Tahiri ka bërë të ditur se AAK-ja ka ftuar në interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika