I vazhdohet paraburgimi Salih Mustafës

Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, i cili po gjykohet për krime lufte në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, i është vazhduar paraburgimi.

Sipas trupit gjykues të kryesuar nga Gjykatësja Mappie Veldt- Foglia, vazhdon rreziku që i akuzuari do të pengojë përparimin e procedurës së Gjykatës Speciale, duke ndërhyrë te viktimat dhe dëshmitarët ose familjet e tyre.

Trupi gjykues ka konstatuar se për të akuzuarin Mustafa nuk ekziston rreziku i arratisjes dhe se një rrezik i tillë, edhe nëse ekziston, mund të zbutet në mënyrë adekuate nga kushtet që do t’i vendosen atij në pajtim me nenin 41(12) të Ligjit dhe rregullin 56(5) të Rregullave.

Ndërkaq, të martën ka nisur dëgjimi i deklaratës hyrëse të trupit të mbrojtjes së Mustafës.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës, kundër, të paktën, gjashtë personave”, kishte njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

“Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, vijonte komunikata.

Në aktakuzën e konfirmuar, Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Ai akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si, krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika