Zonja e Parë e SHBA-së bën vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë

Në Ditën e Nënave, Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, i ka bërë një vizitë qytetit të vogël ukrainas, Uzhhorod

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, i ka bërë një vizitë të paparalajmëruar një qyteti të vogël në cepin e largët jugperëndimor të Ukrainës, Uzhhorod-in i cili ka qenë nën pushtimin nga Rusia.

Sipas CNN, shkolla e cila tashmë shërben si strehim i përkohshëm për qytetarët e zhvendosur, ishte vendi ku Biden u takua me Zonjën e Parë ukrainase, Olena Zelenska, e cila nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

“Doja të vija në Ditën e Nënës”, i tha Biden homologes së saj ukrainase. Të dyja u ulën në një tavolinë të vogël të një klase të ish-shkollës që tani është një burim strehimi i përkohshëm për ukrainasit e zhvendosur, duke përfshirë 48 fëmijë.

“Ne menduam se ishte e rëndësishme t’i tregonim popullit ukrainas se lufta duhet të ndalet. Kjo luftë ka qenë brutale”, është shprehur Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.

“Populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës”, ka shtuar ajo.

Zyrtarët amerikanë për CNN, kanë thënë se Zelenska, e cila në fillim të pushtimit rus i dërgoi një letër Bidenit, ka shkëmbyer korrespodencë me homologen e saj amerikane javët e fundit.

“Së pari do të doja t’ju falënderoja për një veprim shumë të guximshëm”, tha Zelenska, duke folur përmes një përkthyesi për Biden, duke shtuar se “sepse ne e kuptojmë se çfarë i duhet Zonjës së Parë të SHBA-së për të ardhur këtu gjatë një lufte kur aksionet ushtarake po zhvillohet çdo ditë, kur sirenat ajrore po ndodhin çdo ditë, madje edhe sot. Të gjithë e ndiejmë mbështetjen tuaj dhe të gjithë e ndiejmë udhëheqjen e presidentit të SHBA-së, por dëshirojmë të theksojmë se Dita e Nënës është një ditë shumë simbolike për ne, sepse ne gjithashtu ndiejmë dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë një dite kaq të rëndësishme”.

Takimi i dy grave përfshinte një takim dypalësh me dyer të mbyllura, i cili zgjati rreth një orë. Ndërtesa është shndërruar në një strehë, një bashkëpunim midis qeverisë së Ukrainës dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, agjencisë së OKB-së për migracionin. Dhjetra persona të zhvendosur brenda vendit jetojnë tani në ndërtesë, në një pronë pranë qendrës së qytetit të Uzhhorod.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika