4-vjeçari i përpiu 2 euro, mjekët në QKUK arrijnë t’ia largojnë përmes metodave endoskopike

Një 4-vjeçar nga Mitrovica i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në QKUK pasi kishte përpirë një monedhë metalike që kishte depërtuar në lukth ku edhe rrezikonte shëndetin e tij. Mjekët në QKUK i kanë larguan monedhën përmes metodave endoskopike dhe fëmija tani gëzon shëndet të plotë

Një 4-vjeçar nga Mitrovica i është nënshtruar një ndërhyrjeje në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK, pasi kishte përpirë një monedhë metalike, i cila kishte depërtuar në lukth duke ia rrezikuar seriozisht shëndetin.

Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se pas komplikimit të gjendjes shëndetësore të fëmijës, janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe pastaj specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, përmes metodave endoskopike, fëmijës ia larguan monedhën metalike nga lukthi.

“Fëmija tani gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, mjekët apelojnë te prindërit që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë që fëmijët të mbajnë monedha metalike dhe gjësende të imëta që mund t’i gëlltisin dhe t’u shkaktojnë telashe shëndetësore.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika