U largua nga shtëpia në orët e para të së shtunës, por vetëm të dielën u gjet edhe vendi ku një vajzë 12 vjeqare kishte qendruar për dy ditë me radhë.
Rasti në fjal ishte lajmëruar si zhdukje nga prindërit e të miturës por më pas dyshimet e para ishin e vajza ishte dhunuar seksualisht nga bashkëmoshatar i saj.
E tërë ngjarja ndodhi në qytetin e Fushë Kosovës, vend ky ku edhe jetojnë të miturit.
Sipas rrëfimit të së miturës në Qendren për Punë Sociale në Fushë Kosovë, me personin e dyshuar ishte njohur përmes rrjeteve sociale e më pastaj edhe përmes shoqërisë në kuadër të shkollës.
“Në orët e mengjesit të së shtunës vajza e mitur është largu nga shtepia pa dijenin e prindërve dhe është takuar më të dyshuarin, po verzioni I së miturës ka theksu se ka qenë e njoftuar më të më parë nga rrjetet soaciale dhe pastaj edhe përmes shoqëris së përbashkët në ambientet shkollore”, ka thënë Bahri Bislimi nga Qendra për Punë Sociale.
Derisa e mitura po vazhdonte trajtimin e duhur në shtëpinë e saj, i dyshuari 16- vjecar tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas punonjësit të Qendrës për Punë Sociale në familjen e të dyshuarit një rast i tillë është duke ndodhur për herë të dytë brenda pak muajsh.
“ Para disa muajve e kemi rastin ku vëllai i të dyshuarit poashtu e ka kry të njëjtën veper ndaj një të miture tjetër, familja është zotuar që do të marr masa ndaj fëmijeve të tyre po pas disa muajshë po përseritet rasti I njëjtë nga djali tjetër i kësaj familje”.
Lidhur më rastin në fjalë, po merren edhe organet e drejtësisë, për çka Prokuroria Themelore kanë thënë se kanë nisur hetimet.