Arjeta Fejza, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë se i duket absurde se si në momentet që deputetët e opozitës e shohin se nuk janë 61 deputetë në sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votim.
“Në momentin që vjen një ligj në seancë nuk marrin pjesë në votim vetëm në mënyrë që të dështojë votimi i ligjit”, ka thënë Fejza në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.
“Ka një sërë elementesh që ndikojnë në mënyrën se si mbahet mbarëvajtja në seancë”, ka thënë tutje Fejza.
Deputetja e LVV-së është shprehur se kjo nuk paraqet mungesë të disiplinës të grupit të tyre parlamentar.
“Absolutisht nuk do e lidhja çështjen e disiplinës apo mos-pajtimit me çështjen e prezencës në seancë”, ka thënë tutje Fejza.