Për disa ditë rreth Dubravës kishte lëvizje të ushtrisë serbe. Po përgatitej fusha për kampin e përqëndrimit dhe shfarosjen kolektive.
Më pas nga të gjitha burgjet e Kosovës, madje edhe nga burgu në Nish të Serbisë nisi grumbullimi i të burgosurve në Dubravë. Pak dallim kishte me kampet e përqëndrimit, pa ushqim, dhunë brutale e përdtishme e më pas ekzekutim.
Serbia kishte arritur qëllimin, NATO ishte bindur se Dubrava përdorej si bazë operacionale e tyre dhe nisi bombardimin. Situatë që tmerroi të burgosurit që u zunë në objekte e u tronditën nga kjo situatë.
“Kur shkuam me i marr valigjet e kemi gjetur të vjerrun me qarshafa në pavilon, e ka vjerr veten”, ka thënë i mbijetuari, Demë Ramosaj.
Më 19 maj nisën bombardimet e pushuan pas tri ditësh. Terreni për gardianët e etur për gjak ishte i gatshëm.
Ishte ditë e shtunë data 22, Demë Ramosaj e kujton shumë mirë. Ishte në mesin e 800 të burgosurve që u ftuan të ekzekutohen, por duke u mashtruar se do ti dërgojnë diku tjetër sepse mungojnë kushtet.
“Kush ka qenë në rreshtin e parë me gjuajtjen armëve dhe të gjitha krejt rreshti i parë ka pësuar. Atëherë kan hudhur bombat, prej andej kanë gju bomba, kujt i bijke bomba, kryt qatje dora qanenej..Atje në fund ka qenë muri i shpuar prej NATO-s, aty kemi tentu me dalë janë dalë tre veta edhe ata i kanë vra”, ka vijuar Ramosaj.
Nisi loja e “Ruletës ruse”, veçse këtu arma në dorën e gardianëve dhe të dënuarve serbë të cilët ishin armatosur.
Dema shpëtoi gjallë, e nisi vrapin në këtë fushë.
“Ajo fije e telit që unë e kam vërejtur gjatë ngritjes dhe uljes aty që rrijshim e kam vërejtë e ju kam thënë ta lidhim për vrime aty edhe për kllape që të mos na mbysin. Edhe e kemi lidh me njëfar force e dijmë kur kanë ardhë me e tërheqë kapakin e pusetës….Me tel po pusetën e kam mbajtur në dy venda për vrime. Hoxha knojke Kuran aty, në qato vrima që vijke drita… Unë e di gjuhën serbe, thanë “Neka idemu, nema nista to”, që do të thotë pasi nuk po mundemi me e qu pusetën nuk ka hy askush këtu.”
Vetëm një shokë e dinte se Dema me shokë ishte në pusetë, ai i ftoi po nga frika se ftesa vinte nën kërcënim të armës qëndruar 24 orë.
Ata kishin shpëtuar e nuk ishin bërë dëshmitar të ekzekutimit mizor, fat që se kishte Rasim Selmanaj.
Njeriu që mbijetoi nga rastësia e ishte i pranishëm kur shokët e burgut i buzëqeshnin vdekjes.
“Dervish Sylaj jo që më ka dhënë mua porosi por e kishin plagosë për vdekje dhe ende ishte gjallë, më kujtohet që në sekondat e fundit bërtitste, shtini kriminel, kurrë më Kosovë nën Serbi edhe amanet fëmijëve e nanës që unë kam vdek për lirinë e Kosovës”, ka thënë Selmanaj.
Ndër 960 të burgosurit ishte edhe Ismet Paqarizi, aktivisti që hyri bashkë me vëllan në burg e doli vet. Me vëllain Besimin luftuan deri në fund, por vetëm ky doli i gjallë.
“Një prej tyre është Dritoni nga Shqipëria i cili a ka pas bërë edhe emrin Svetlan, e di mirë më ka sjellë bukë në vetmi kur kam qenë”, ka thënë Paqarizi.
Svetlani ose Dritoni kushdo që është, bashkë me gardinët nuk dihet ku jetojnë e çka punojnë, por për krimin e kryer më 1999, asnjëherë nuk janë përgjigjur para drejtësisë.
Për 116 të vrarë e 200 të plagosur mungon drejtësia, ndërkaq për Ukshin Hotin mung varri. Profesor Ukshin ishte liruar 8 ditë para kësaj masakre. Dita e dielë ishte hera e fundit kur të burgosurit e panë Ukshinin, e nuk u pa më kurrë.