Ish-kryeministri Musatafa: Vetëmenaxhimi është më shumë sesa Asociacion

Në një intervistë për RTV Dukagjini, të transmetuar në emisionin “Debat Plus”, Mustafa ka thënë se Kurti po themelon diçka edhe më të keqe sesa ai Asociacion është paraparë në marrëveshjen e vitit 2013

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Musatafa, ka komentuar deklaratën e kryeministrit aktual të vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se “Zajednica është e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, të transmetuar në emisionin “Debat Plus”, Mustafa ka thënë se Kurti po themelon diçka edhe më të keqe sesa ai Asociacion është paraparë në marrëveshjen e vitit 2013.

Sipas tij, vetëmenaxhimi është më shumë sesa Asociacion.

“Nuk do të doja por frikësohem që Kurti po themelon diçka edhe më të keqe sesa ai Asociacion që është paraparë në marrëveshjen e vitit 2013, sepse kjo me vetëmenaxhim është më shumë se sa Asociacion”, ka thënë Mustafa.

Ish-kryeministri Musatafa ka potencuar se kritikat se Asociacioni është prodhim i tij dhe ish-presidentit Thaçi, “janë të pavërteta”.

“Për arsye se as Thaçi as unë nuk e kemi dialoguar çështjen e Asociacionit por për një gjë të tillë na ka obliguar Rezoluta e Kombeve të Bashkuara pas opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Pasi ka dalur ky opinion atëherë BE-ja ka kërkuar që të bëhet në Rezolutë që i obligon Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me dialogun për çështjet që kanë mbetur dhe mbi këtë bazë është hapur ky dialog që po zhvillohet sot sepse askush nuk e ka pasur mendjen të bëjë dialog dhe ka ardhur deri te ajo që në vitin 2013 është dhënë një zgjidhje si Asociacioni, është ratifikuar me ligj dhe ajo që sot po kërkohet nga Kurti është kërkuar nga unë në vitin 2015”, ka thënë ai.

Ndërkaq teksa pyetet se a ka pasur ndonjë komunikim me Kurtin prej se është bërë kryeministër, një gjë të tillë Musatafa e mohon duke thënë “nuk kam pasur”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika