Abbott: Qesharake deklarata e Vuçiqit se Kurti planifikon dëbimin e serbëve nga veriu

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott

Qesharake e ka quajtur ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë që Qeveria kosovare ka plan dëbimin e serbëve nga veriu.

Abbott në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime” tha se kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Gjithmonë duket se ka një moment kur të dyja palët duket se besojnë se tensionet janë në interesin e tyre. Dhe me të vërtetë ajo që nevojitet është të qetësohet gjithçka. Ka nevojë për bashkëpunim, ka nevojë për durim, dhe ka nevojë, mendoj, për një nivel të caktuar tolerance. Ne kemi qenë në një situatë të tillë, efektivisht që nga vera e kaluar kur ka pasur tensione për çështje të ndryshme në veri dhe në thelb flasim për tensione ndëretnike” – tha Abbott.

Ai më tej ka folur edhe për dorëheqjet e serbëve të Kosovës nga institucionet duke thënë që ato kanë shkaktuar një sërë çështjesh të tjera.

“Le të jemi të qartë që kjo në të vërtetë ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit serb të Kosovës, në veri. Qartazi, kjo nuk është e lehtë. Unë mendoj se të dyja palët mbajnë njëfarë përgjegjësie, por sa i përket asaj se ku jemi në këtë moment, serbët e Kosovës u larguan nga institucionet në veri në nëntor, dhe kjo ka shkaktuar një sërë çështjesh dhe ne jemi, si gjithmonë, në mes të përpjekjeve për të gjetur se cila është mënyra më e mirë për të ecur përpara” – tha ambasadori Abbott.Vuçiq më 18 maj ka thënë se ai e ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtitt, Derek Chollet dhe ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Sipas tij, në takim është diskutuar për situatën “e tensionuar në veri të Kosovës”, e cila, sipas tij, është konstante.

“Po u kërkoj serbëve që ta ruajnë paqen, pasi ata nuk do të pranohen kurrë si kryetarë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika