TikTok-u e padit Montanën për ndalimin mbarëkombëtar të aplikacionit

TikTok-u ka ngritur një padi, për të përmbysur ndalimin e shtetit të Montanës për banorët që të hyjnë në platformën e tij të mediave sociale

Fotografi ilustruese: Kompania e TikTok-ut.

Kompania e mediave sociale, TikTok, ka ngritur një padi të hënën, duke kërkuar të anulojë ndalimin e parë në shtetin amerikan të Montanës për aplikacionin e ndarjes së videove, duke argumentuar se ligji është një shkelje jokushtetuese e të drejtave të lirisë së fjalës dhe bazohet në “spekulime të pabaza” se Qeveria kineze mund të ketë akses në të dhënat e përdoruesve.

Padia nga TikTok-u, në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë ByteDance, pason një padi të paraqitur javën e kaluar nga pesë krijues të përmbajtjes. Ata bënë argumente të ngjashme duke përfshirë se shteti i Montanës nuk ka autoritet për të ndërmarrë veprime për çështjet e sigurisë kombëtare. Të dyja paditë u ngritën në gjykatën federale në Missoula.

Guvernatori republikan, Greg Gianforte, ka nënshkruar projektligjin të mërkurën dhe padia e krijuesve të përmbajtjes u ngrit disa orë më vonë. Ligji është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar, por ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se mund të jetë i vështirë për t’u zbatuar.

Sipas padisë, TikTok-u ka thënë se nuk ka ndarë dhe nuk do të ndajë të dhënat e përdoruesve të ShBA-së me qeverinë kineze dhe ka marrë masa për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve të tij, duke përfshirë ruajtjen e të gjitha të dhënave të përdoruesve amerikanë në Shtetet e Bashkuara.

Disa ligjvënës, FBI-ja dhe zyrtarë në agjenci të tjera, janë të shqetësuar se aplikacioni i ndarjes së videove mund të përdoret për të lejuar qeverinë kineze të aksesojë informacionin për qytetarët amerikanë ose të shtyjë dezinformatat pro Pekinit, që mund të ndikojnë në publik.

Montana, e cila ka një popullsi prej pak më shumë se një milion, e ndaloi aplikacionin në pajisjet qeveritare dhjetorin e kaluar.

TikTok-u thotë se ka 150 milionë përdorues amerikanë. Edhe pse baza e përdoruesve të aplikacionit është zgjeruar vitet e fundit, ai është ende më i popullarizuar nga adoleshentët dhe përdoruesit në të 20-at e tyre, raporton BBC.

Megjithatë, ka shqetësime në të gjithë spektrin politik amerikan se TikTok-u mund të jetë një rrezik për sigurinë kombëtare.

Platforma e mediave sociale është në pronësi të ByteDance – një kompani kineze. ByteDance ka mohuar vazhdimisht se kontrollohet nga qeveria kineze.

Padia gjithashtu argumenton se Montana ka tejkaluar autoritetin e saj, duke u marrë me të dhënat e përdoruesve dhe sigurinë kombëtare – që është kompetencë e qeverisë federale.

Ai thotë se ndalimi bazohet në “spekulimet e pabaza” se qeveria e Kinës mund të ketë akses në të dhënat e TikTok-ut.

Avokatët e qeverisë së Montanës kanë thënë më parë se ata prisnin padi dhe se ata janë të përgatitur të mbrojnë ndalimin në gjykata.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika