Valon Shehu zbulon planet e tij pas rikthimit në skenën muzikore

Muzikanti i talentuar, Valon Shehu, është rikthyer me ide të reja në skenën muzikore pas një viti pauzë. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Radar” të Radio Dukagjinit ka rrëfyer planet dhe idetë e tij të reja që do t'i sjellin freski karrierës së tij artistike

Valon Sheu gjatë intervistës në emisionin Radar me Edita Doli në Radio Dukagjini

Valon Shehu, muzikanti dhe këngëtari, karriera e të cilit nisi në moshën 12-vjeçare si kitarist, por prej një viti mungon në skenën muzikore, në një intervistë për emisionin “Radar”Radio Dukagjinit, ka zbuluar planet e tij pas rikthimit.

Në intervistë, ai ka ndarë detaje rreth fillimit të tij në fushën e muzikës, eksperiencave të tij në koncerte dhe rrugëtimin e tij në televizion.

Shehu ka qenë pjesë e një grupi rock dhe ka performuar në koncerte në Gjakovë.

Në intervistë, Valon Shehu nuk ka dhënë një arsye konkrete të mungesës së tij në skenën televizive, por ka qenë i angazhuar me netët muzikore live.

“Nuk e di arsyen e mungesës, por si çdo njeri që ka ato ngritjet dhe uljet, mund të jetë kjo arsyeja. Pauza ka qenë një vjet, jam rikthyer me disa mendime dhe ide të reja. Aktiv me netët muzikore live jam, por në televizion nuk kam qenë”, ka thënë Shehu.

Ai, gjithashtu, ka treguar se fillimin e karrierës televizive e ka pasur në Tiranë si vokalist dhe ka jetuar atje për 12 vjet, prej të cilave 2 vjet ka punuar në Top Channel në emisionin “E diel”.

Valon Shehu ka shprehur se planet e tij të ardhshme përfshijnë realizimin e coverave në një mënyrë të ndryshme nga origjinalet dhe beson se puna do t’i tregojë rrugën vetë.

“Hapi i parë janë coverat dua t’i sjell pak më ndryshe se origjinalet që janë, dhe besoj që puna do të ma tregojë rrugën vetë, kam shumë ide dhe plane por nuk kam qejf t’i tregoj akoma pa i realizuar”, ka thënë Shehu në një intervistë për emisionin Radar të Radio Dukagjinit.

Ai ka shumë ide dhe plane për të ardhmen, por nuk dëshiron t’i zbulojë ato pa i realizuar ende.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për coverin e tij të fundit që tashmë e ka publikuar, të cilin e ka kënduar live edhe për dëgjuesit e Radio Dukagjinit.

Kujtojmë se Shehu disa herë më radhë mori pjesë në “Top Fest”, festival ky ku përjetoi edhe përballjen e parë me tregun muzikor e më pas edhe në festivalin “Kënga Magjike”, në Shqipëri.

Në vitin 2010, bashkë me artistët e Gjakovës publikuan videoklipin “Qyteti i Humbur”, këngë kushtuar njerëzve të humbur të Gjakovës gjatë luftës 1999.

Dy vjet më vonë, Valon Shehu merr pjesë në Festivalin e 51-të në RTSH me këngën “Nuk Do Të Ndal”.  Ndërkaq, paraqitjen tjetër në po këtë festival e kishte në vitin 2019, me këngën “Kutia e Pandorës”.

Në maj të vitit 2021, Valoni u publikoi videoklipin “Sy Në Sy”. Ndërkaq, në qershor në Ditën e Çlirimit të qytetit të Gjakovës, publikoi videoklipin “Yjet E Gjakovës”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Ilir Shaqiri. Përgjatë këtyre viteve karrierë, Valon Shehu ka rrëmbyer një sërë çmimesh të rëndësishme në festivale të ndryshme ne vend, duke u vlerësuar për zërin e tij unik. Ai së fundmi ka nxjerrë dy covera  “Another Love” si dhe “Sugar” .

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika