Real Madrid ka raportuar abuzimin racist të Vinicius Junior në Valencia të dielën si një krim urrejtjeje, ndërsa sulumesi ka thënë se La Liga “i përket racistëve”.
Vinicius u vu në shënjestër me brohoritjet nga pjesë të turmës në Mestalla gjatë humbjes 1-0 të Realit ndaj Valencias, me ndeshjen që u ndërpre në pjesën e dytë për 10 minuta pasi 22-vjeçari dukshëm i zemëruar kapi arbitrin dhe tregoi drejt tifozëve të cilin ai thoshte se ka abuzuar me të.
Vinicius u përjashtua më vonë për sjellje të dhunshme në kohën e shtuar pas një grindjeje me sulmuesin Hugo Duro.
Braziliani ka qenë vazhdimisht në shënjestër të abuzimeve raciste, me LaLiga që ka paraqitur nëntë kallëzime penale në dy sezonet e fundit.
Të martën, policia spanjolle ka njoftuar se kishte arrestuar katër persona të dyshuar se kishin varur një figurë të Vinicius një urë përpara qendrës stërvitore të klubit në janar të vitit 2023, raporton Sky Sports.
Figura u var në mëngjesin e ndeshjes së Kupës së Mbretit mes Realit dhe rivalëve të qytetit Atletico Madrid, së bashku me fjalët “Madridi e urren Realin”.
La Liga ka bërë thirrje gjithashtu për një ndryshim në ligjin spanjoll në mënyrë që t’i jepet kompetenca sanksionuese për ta ndihmuar atë të luftojë racizmin në mënyrë më efektive.
Për momentin, La Liga mund të identifikojë dhe raportojë vetëm rastet, por tani do të kërkojë në mënyrë proaktive një ndryshim të ligjit që i mundëson asaj të miratojë masa disiplinore duke ecur përpara.
Pas incidentit të fundit të dielën, Vinicius kishte shkruar në Twitter: “Nuk ishte hera e parë, as e dyta, as e treta. Racizmi është normal në La Liga. Në futboll ata mendojnë se është normale, federata po ashtu – dhe kundërshtari e inkurajon atë. Jam shumë i trishtuar. Kampionati që dikur i përkiste Ronaldinhos, Ronaldos, Cristiano [Ronaldo] dhe [Lionel] Messit sot i përket racizmit”, ka shkruar ai.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka thënë La Liga-s që të “ndalojë së foluri, filloni të veproni” dhe kërkoi që të miratohen pesë pika për të përmirësuar situatën, duke përfshirë arsimin në shkolla dhe ndalimin e atyre që shpallen fajtorë për racizëm nga stadiumet në mbarë botën.
Në një deklaratë të Realit të hënën thuhej: “Real Madrid dënon ashpër ngjarjet që ndodhën dje kundër lojtarit tonë Vinicius Junior. Këto ngjarje përfaqësojnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj modelit social dhe demokratik të bashkëjetesës së shtetit tonë të bazuar në sundimin e ligjit”.