Konjufca: Po të mos ishte neni 2, Kurti s’do ta pranonte marrëveshjen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Kurti pranoi Marrëveshjen e Ohrit ishte për shkak të nenit dy. Ai akuzoi Serbinë për injorimin e këtij neni dhe theksoi se dy shtetet duhet të respektojnë sovranitetin reciprok

Arsyeja kryesore pse kryeministri i Kosovës e ka pranuar marrëveshjen e Ohrit, është për shkak të nenit dy.

Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se po të mos hynte në fuqi menjëherë ky nen, Kurti nuk do ta pranonte.

Ai e akuzoi Serbinë se po e injoron tërësisht këtë nen, i cili, sipas tij, thotë se dy shtetet duhet ta respektojnë sovranitetin e njëra – tjetrës.

“Marrëveshja, sekuencimi i marrëveshjes, hapat sipas kohës, janë vetëm ata që fillojnë pas nenit të dytë. Neni i dytë hyn në fuqi në momentin kur pajtohen palët për marrëveshje. Shtetet funksionojnë si shtete sovrane me të drejta reciproke, Serbia është duke e sfidu, po i mbyll sytë dhe po bëhet sikur nuk ka ndodhur asgjë me këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

“Po të mos ishte neni 2, që do të hynte në fuqi menjëherë, Kurti nuk do ta nënshkruante, sepse ajo marrëveshje do të fillonte me Asociacionin, Qeveria nuk do të kishte interes ta nënshkruante atë marrëveshje”, ka vijuar ai.

Neni 2 i marrëveshjes së Brukselit thotë se “Të dyja palët do të udhëzohen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin”.

Konjufca, po ashtu, e ka akuzuar Serbinë se ka dërguar shkresa te disa shtete, kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Tutje, ai ka thënë se shtetet e QUINT-it kanë deklaruar në të kaluarën se Asociacioni nuk duhet të formohet pa u kthyer serbët në institucione të Kosovës.

Ai ka shtruar pyetje në drejtim të atyre shteteve, duke thënë se a i kanë ndryshuar këto qëndrime apo ende i mbajnë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika