Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur të martën në takim mikpritës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin Angili për prioritetet e Qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
Gjatë këtij takimi, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin edhe për reformat në të cilat është duke kaluar Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Turqia në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve tona të sigurisë, me theks të veçantë për Policinë e Kosovës.
Ambasadori Angili e falënderoi ministrin Sveçla për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe Kosovës.