Policia e Kosovës nofton se Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga person/a tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 23.05.2023, rreth orёs 07:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga person/a tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati”, njofton Policia e Kosovës.
Nё vendngjarje kanё dalё njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё dhe menaxhmenti i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё.
Policia njofton tutje se në vendngjarje ёshtё vërejtur se njё varr ishte dёmtuar nё masё mё tё madhe, ndёrsa tetё tё tjerë janё dёmtuar mё pak.
“Pas njё pune intesive operativo-hetimore, kemi arritur ta identifikojmё dhe arrestojmë tё dyshuarin: • E.U. i lindur me 1989. Personi i dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet tutje në njoftim.