Kurti shprehet i indinjuar pas bombardimit të një shkolle në Luhansk të Ukrainës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa është shprehur i indinjuar pas sulmit të një shkolle në Luhansk të Ukrainës, ka thënë se Kosova solidarizohet me popullin ukrainas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar sulmin e forcave ruse ndaj civilëve në një shkollë në rajonin e Luhansk të Ukrainës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka thënë se Kosova solidarizohet me popullin ukrainas.

“I indinjuar nga sulmi brutal i Rusisë ndaj civilëve të pafajshëm në një shkollë në fshatin Bilohorivka, në Luhansk. Duke i mbijetuar gjenocidit të fundit të shekullit të 20-të dhe menjëherë pas arritjes së çlirimit, populli i Kosovës qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, ka deklaruar se Rusia ka hedhur bombë në një shkollë në fshatin Bilohorivka.

Ai është shprehur se streha e qytetit kundër bombave ishte shkatërruar më herët, duke e lënë bodrumin e shkollës si vendin e fundit ku njerëzit të strehoheshin nga sulmet ruse.

Rreth 90 persona ishin në bodrum kur u godit nga komba dhe rreth 30 janë shpëtuar nga rrënojat.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me bombardimin e supozuar, raportoi Reuters.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika