Pas arrestimit të drejtorit të VisaMetric-ut, avokati Flamur Abdullahu ka thënë se kompania VisaMetric ka bërë shkelje ligjore.
“Unë konsideroj që kompania ligjërisht ka bërë shkelje”, ka thënë Abdullahu në “Debat Plus“.
Drejtori i “VisaMetric” është ndaluar për 48 orë, për shkak të moszbatimit të vendimit gjyqësor, ku i ndalohej të kërkonte 30 euro shtesë nga qytetarët për shërbimet e pasaportës.
Prokuroria Themelore e Prishtinës bëri të ditur se ndalimi i tij është bërë pas marrjes së deklaratës.
”Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin ‘Visametric’, prokurorja e shtetit, sot pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O., (shtetas turk), drejtor i këtij subjekti, me aktvendim mbi ndalim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore’, nga neni 394, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.