Një person është plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Podujevë, të martën e 23 majit.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar.
Në raportin 24-orësh të policisë rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Pos një të plagosuri, tretman mjekësor kanë pranuar edhe tre persona të tjerë.
Të gjithë të lënduarit më pas janë liruar.
“Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tre meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri. Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.