Një person ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e një therjeje me mjet të mprehtë në Vushtrri.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën e 23 majit, teksa në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me këtë janë arrestuar tre persona, dy nga të cilët më pas janë liruar, kurse një nga ta është dërguar në mbajtje.
Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave ka ardhur deri te rrahja, ku si pasojë lëndime trupore nga therja me thikë ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin tre meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa njëri dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.