Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës, ka marrë vendim për mbylljen e gjendjes së emergjencës shëndetësore me COVID – 19 në Kosovë, të shpallur tri vite më parë, për shkak të pandemisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se duke u bazuar në rekomandimin e IKShPK-së dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për heqjen e gjendjes emergjente të shëndetit publik tha se duhet që të mbyllet kjo emergjencë.
“Pas tri vjetësh nga mesi i marsit kur është shpallur emergjenca në Kosovë në lidhje me pandeminë, MSh-ja duke marrë parasysh situatën në Kosovë, në rekomandim të IKShPK-së dhe mbështetur në deklaratën e OBSh-së për heqjen e gjendjes emergjente të shëndetit publik, kërkon nga Qeveria që të mbyllet Emergjenca e Shëndetit Publik. MSh do të përcjellë situatën dhe në lidhje me këtë do të ndërmerren hapa”, tha Vitia./EO.