Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës,edhe të hënën moti do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Të hënën e nëntë majit, moti do të jetë me diell dhe vranësira të cilat vende–vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluara shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 deri në 23 gradë Celsius.