Betohet kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Izmir Zeqiri, i cili i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme në Zubin Potok, e ka dhënë betimin si kryetar i ri i kësaj komune

Betimi i kryetarit të ri në Zubin Potok, Izmir Zeqiri

Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, të enjten e 25 majit ka bërë betimin solemn në fshatin Çabër të kësaj komune, në objektin e zyrës komunale për komunitete.

Ekipi i RTV Dukagjini, që ndodhet në vendin e ngjarjes, ka raportuar se Zeqiri i cili i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme në Zubin Potok ka thënë se do të punojë në interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Uroj që ne, tani e tutje, të jemi në nivel të përgjegjësisë më të lartë, duke ua ofruar qytetarëve të Komunës së Zubin Potokut, pa asnjë dallim, të gjitha shërbimet”, ka thënë Zeqiri gjatë ceremonisë së betimit.

“Do të shkojmë në komunë të Zubin Potokut. Të gjitha objektet që u takojnë qytetarëve dhe komunës, do të jenë në posedim të të gjitha dikastereve të drejtuara nga kabineti [i komunës]”, ka thënë ai pas betimit.

Pas betimit, Zeqiri bashkë me ekipin e tij mori rrugën për kompleksin memorial “Adem Jashari” për nderime.

Në ndërtesën e zyrës komunale për komunitete në Çabër janë vendosur flamuri i Republikës së Kosovës dhe ai kombëtar.

Zyra lokale për komunitete dhe kthim në fshatin Çabër

Betimin e ka bërë edhe kryetari i ri në Zveçan, Ilir Peci.

Ai e ka bërë ceremoninë e betimit në fshatin Boletin, përkatësisht në shkollën fillore “Isa Boletini”, ku do të konstituohet edhe asambleja e kësaj komune.

Ndërsa në Leposaviq, kryetari i zgjedhur, Lulzim Hetemi, do ta bëjë betimin në fshatin Bistricë, në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”.

Që të tre kanë fituar mandatin për kryetar nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në komunat veriore të Kosovës më 23 prill.

Këto zgjedhje u organizuan, pasi Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në vend, në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë për targat, u largua nga institucionet e Kosovës.

Pjesëtarët e komunitetit serb gjerësisht bojkotuan zgjedhjet e prillit dhe thanë se nuk i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj nga komuniteti shqiptar. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 3.47 për qind.

Javën që shkoi, më 19 maj, kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, e ka bërë betimin para kuvendit komunal.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika