Tina Turner: Sfidat dhe triumfi i një legjende muzikore

Jeta e Tina Turner ishte një histori e mbushur me sfida dhe triumf. Në atë që duhet të ketë qenë një nga intervistat e saj të fundit para se të vdiste, ajo i tha "The Guardian" saktësisht se si donte të mbahej mend - si Mbretëresha e Rock 'n' Roll-it

“Shiko çfarë kam bërë në këtë jetë, me këtë trup,” tha Tina Turner, në një dokumentar të publikuar për jetën e saj në vitin 2021. “Unë jam një vajzë nga një fushë pambuku, që e tërhoqi veten mbi atë që nuk i ishte mësuar”.

Jeta e Tina Turner ishte një histori e mbushur me sfida dhe triumf. Ajo ishte ylli i njohur për performancat e saj energjike në skenë dhe zërin e saj të pakrahasueshëm shpirtëror, e cila kapërceu disa beteja personale dhe profesionale për t’u bërë ajo që njihet tash e përgjithmonë, “Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it”.

Pas vdekjes së saj në moshën 83-vjeçare, homazhet i janë bërë një “legjende”, një “ikone” dhe një “force të jashtëzakonshme të natyrës”, nga yjet e tjerë të muzikës në Shtëpinë e Bardhë, me klipe të hiteve të saj më të mëdha.

Gjatë karrierës së saj, Turner fitoi një total prej 12 çmimesh “Grammy”, ishte dy herë e pranuar në “Rock ‘n’ Roll Hall Of Fame”, si artiste solo dhe si pjesë e dyshes që ajo formoi me ish-bashkëshortin, Ike Turner, në vitet 1960.

Tina me ish-burrin e saj dhe partnerin muzikor, Ike Turner në vitin 1966. Foto: AP

Ajo ishte gruaja e parë që u shfaq në kopertinën e Rolling Stone, duke mbajtur rekordin për audiencën më të paguar për një interpretues solo, duke tërhequr një audiencë prej 180,000 për shfaqjen e saj në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro të Brazilit, në vitin 1988.

Ajo gjithashtu frymëzoi një muzikal të vlerësuar me çmime bazuar në jetën e saj të jashtëzakonshme – historinë e yllit që arriti sukses stratosferik, duke përfshirë shitjet e më shumë se 100 milionë disqeve në mbarë botën, pasi kapërceu vite të tëra abuzimi nga babai dhe ish-burri i saj, dhe kundërvënie nga ata që i thanë se nuk mund t’ia dilte si yll solo.

Emri i saj i vërtet qe Anna Mae Bullock, e lindur në Nutbush të Tennessee më 26 nëntor të vitit 1939. Në moshën 11-vjeçare, ajo u zhvendos për të jetuar me gjyshen e saj, pasi nëna e saj la marrëdhënien e saj abuzive me të atin.

Në moshën 16-vjeçare, ajo u bashkua me nënën dhe motrën e saj Alline në qytetin e St Louis në Misuri, ku u takua për herë të parë me burrin e saj të ardhshëm.

Së shpejti ajo iu bashkua grupit të tij “The Kings Of Rhythm” si anëtarja e parë femër për t’u prezantuar në vitin 1960 si Tina Turner. Po atë vit, Turner lindi fëmijën e tyre të parë Ronnie dhe çifti u martuan në Tijuana, Meksikë, në vitin 1962, raporton Sky News.

Këngë të tilla si “Come Together”, “Honky Tonk Woman” dhe “Proud Mary” ndihmuan në çimentimin e statusit të tyre, me këtë të fundit që u fitoi atyre një Grammy në 1972.

Por në prapaskenë, Turner po duronte abuzimin nga duart e bashkëshortit të saj.

Ajo qëndroi me të deri në vitin 1976, por më vonë zbuloi se kishte tentuar vetëvrasjen gjatë lidhjes së tyre.

Gjatë gjithë viteve 1980, ajo rindërtoi karrierën e saj, me një varg hitesh që nisën në 1983 me një kopertinë të “Let’s Stay Together” të Al Green-it dhe publikimin e albumit të saj Private Dancer në vitin 1984. Kënga e saj më e njohur, një cover i “The Best”, u publikua në vitin 1989. Deri atëherë, imazhi i saj me flokë të mëdhenj dhe minifunde ishte bërë ikonik.

Në vitin 1986, Turner u nderua me një yll në Hollywood Walk Of Fame. Induksioni i saj i parë në Rock ‘n’ Roll Hall Of Fame, për punën e saj me Ike, erdhi në vitin 1991, megjithëse asnjëri nuk mori pjesë në ceremoni.

Lule u lanë në yllin e saj në Hollywood Walk of Fame pas lajmit për vdekjen e saj
Lule u lanë në yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame” pas lajmit për vdekjen e saj

Turner vazhdoi gjithmonë.

Dhe në atë që duhet të ketë qenë një nga intervistat e saj të fundit para se të vdiste, ajo i tha “The Guardian” saktësisht se si donte të mbahej mend – si Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it. “Një grua që u tregoi grave të tjera se është në rregull të përpiqen për sukses sipas kushteve të tyre.”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika