Ish- i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka njoftuar se të enjten e 25 majit ka drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë këtij takimi, ai ka thënë se është diskutuar për lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas tij, në një shkrim në Twitter, Grenell ka thënë se akuzat ndaj Thaçit janë të rreme.
“Drekova me kryeministrin Edi Rama nga aleati ynë i madh në NATO, Shqipëria dhe ramë dakord që duhet bërë më shumë për të liruar Hashim Thaçin nga 3 vjet burg në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”, u shpreh ish-zyrtari amerikan.