Ekonomia gjermane në recesion si pasojë e inflacionit

Ekonomia e Gjermanisë u tkurr lehtë në tremujorin e parë të 2023 krahasuar me tre muajt e mëparshëm, duke hyrë kështu në një recesion teknik, kështu treguan të dhënat të enjten

Fotografi Ilustruese

Inflacioni i vazhdueshëm e ka shtyrë Gjermaninë në recesion në tre muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Statistikave, Destatis.

Mbi ekonominë më të madhe në Evropë, ka rënduar edhe situata me furnizimet me gaz rus, pas nisjes së luftës në Ukrainë, kanë thënë analistët.

Ekonomia është tkurrur për 0.3 për qind në periudhën janar – mars, ka thënë Zyra e Statistikave.

Kjo shifër e ka pasuar një tkurrje prej 0.5 për qind në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Një shtet konsiderohet se është në recesion kur ekonomia i tkurret për periudhë gjashtëmujore.

“Si pasojë e inflacionit të vazhdueshëm, konsumi gjerman ka rënë në gjunjë, duke e tërhequr gjithë ekonominë poshtë”, ka thënë Andreas Scheuerle, analist në DekaBank, raporton REL.

Inflacioni në Gjermani ka prekur shifrën 7.2 për qind në prill.

Kjo shifër është e lartë sesa mesatarja e vendeve të Eurozonës, por më e vogël sesa inflacioni në Mbretëri të Bashkuar, prej 8.7 për qind.

Çmimet e larta vërehen më së shumti në produkte ushqimore, në veshmbathje me mobilieri.

Megjithatë, sipas analistëve, recesioni është më i vogël sesa është parashikuar, duke marrë parasysh varësinë e madhe të Gjermanisë ndaj gazit rus.

Megjithatë, banka qendrore gjermane, Bundesbank, pret që ekonomia të rritet në mënyrë modeste në tremujorin prill-qershor, me një rikthim në industri që kompenson shpenzimet stanjacionale të konsumatorëve, raporton BBC.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar që Gjermania do të jetë ndër ekonomitë më të dobëta – në grupin e ekonomive të avancuara – me një tkurrje prej 0.1 për qind.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika