Zemaj: Nuk mund t’i besojmë Kurtit në dialog me Serbinë

Armend Zemaj, deputet i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se kryeministrit Albin Kurti nuk mund t’i besohet në raport me dialogun Kosovë – Serbi.

Zemaj e akuzoi Kurtin se i ka shkelur të gjitha parimet e tij që i kishte në të kaluarën sa i përket dialogut, teksa e fajësoi edhe për gjuhën e urrejtjes, të cilën, sipas tij, e ka përdorur vazhdimisht për kundërshtarët politikë.

“Kam argumente që Kurti është i pabesueshëm në këtë proces, e ka humbur besueshmërinë kur i ka shkelur parimet para se me hy në proces të dialogut, për vite të tëra ka sulmuar me gjuhë të urrejtjes ka krijuar polarizim te qytetarët që kushdo që negocion me Vuçiqin është tradhtar dhe bëhet pjesë e tradhtisë, se Serbia nuk ka paguar për dëmet e luftës, nuk janë gjetur të pagjeturit dhe në fund nuk janë dënuar kriminelët e vërtetë”, ka thënë ai.

Edhe kur ka pranuar të jetë pjesë e dialogut, sipas Zemajt, Kurti ka rënë në grackat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Po ashtu, ai e ka akuzuar për dëmtim të raporteve me ndërkombëtarët.

“Edhe kur kanë hyrë në pushtet, kanë thënë se dialogu nuk është prioritet, për dy vite top prioritet e ka dialogun, sepse pjesa ekonomike nuk po shihet fare. E treta raportin që e ka ndërtuar në dialog, duke bërë lëvizje të gabuara, duke kaluar në lojën e Vuçiqit dhe të atyre që pak më pak janë dashamirë të Kosovës, duke na futur neve në kriza për prishjen e raporteve apo devijim të rrugës evropiane të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Zemajt, Kurti i ka pranuar të gjitha marrëveshjet e kaluara, dhe se, po ashtu, e ka shtuar edhe vetëmenaxhimin dhe statusin e Kishës Ortodokse serbe.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika