Ultimatumi i Listës Serbe, Brukseli vazhdon heshtjen

Kanë mbetur më pak se dy javë deri kur do të përfundoj edhe ultimatum I Listës Serbe karshi Kosovës. Kjo parti kishte deklaruar se do të pres Kryeministrin Albin Kurti që të reflektoj deri më 1 qershor dhe pas kësaj date do të përgjigjen më të gjitha mjetet. Ky ultimatum i tyre erdhi pas betimit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në krye të komunës së Mitrovicës Veriore. Këtë ultimatum nuk e ka komentuar Bashkimi Evropian

Flamujt e Bashkimit Evropian dhe Ukrainës valëviten jashtë ndërtesës së Parlamentit të BE-së, në Bruksel, Belgjikë, 28 shkurt 2022. Reuters, 03.02.2023

Pjesëmarrja në zgjedhje nuk iu pëlqeu, andaj Lista Serbe i bojkotoi ato. Mirëpo kur ato u mbajtën e kryetarët shqiptarë fituan dhe morën pozitat si udhëheqës të rinj të Veriut, partia serbe që udhëhiqet nga Goran Rakiq paralajmëroi ultimatum.

1 qershori  për ta do të jetë data e fundit që do të qëndrojnë të heshtur në rast se gjerat në veri të vendit, nuk shkojnë në favor të tyre.

Kur kanë mbetur më pak se dy javë deri të kjo datë, heshtja po mbizotëron në Bruksel aty ku ndërmjetësohet dialogu Kosovë-Serbi.

Bashkimi Evropian si palë ndërmjetësuese nuk ka dhenë një përgjigje nëse para kësaj date do t’i ulin në tavolinën e diskutimit, Albin Kurtin e Aleksandër Vuçiqin.

Kërcënimet e Listës Serbe, po shihet si kartë e Beogradit që të përdoret për interesat e tyre në dialog.

“Përgjegjësia për çdo tension dhe destabilizim  të situatës duhet të adresohet në Beograd dhe të Aleksandër Vuçiq, pasi Lista Serbe është instrumenti politik i Beogradit në Kosovë më qellim që të kalkuloj politikisht procese në favor të Serbisë. Kosova duhet të ruaj qetësin e  saj dhe maturin”, ka deklaruar analisti Visar Xani.

Ultimatumi i Listës Serbe për njohësit e sigurisë më shumë është politike se sa që paraqet rrezik për Veriun.

“Gjendja faktike në teren e përcakton edhe gjendjen e sigurisë në atë pjesë, forcat e  Policisë dhe KFOR-it janë në numër dhe nëse ka ndonjë person që do ta prish rendin e  qetësin atëherë ata do të ballafaqohen më forca. Lista Serbe dhe grupet kriminale janë të organizuar nga Vuçiq”, ka thënë eksperti i sigurisë, Avni Islami.

Katër komunat veriore si asnjëherë më parë tashmë edhe zyrtarisht udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika