Është hapur konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka përmendur se nga e enjtja e 25 majit konkursi do të jetë i hapur deri më 7 korrik 2023.
“Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, ai ka ofruar informacione më të hollësishme rreth kritereve të aplikimit në lidhje me konkursin. https://e-prokurimi.rks-gov.net/…/DokumentPodaciFrm…
Zogaj: Në mars të vitit 2023 do të nisin punimet në Kullat e Jasharëve
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, më 2 korrik të vitit 2022 kishte deklaruar se Kullat e Jasharëve pritet të rinovohen në fillim të muajit mars, të vitit 2023.