Profesori universitar, Blerim Rexha, ka deklaruar se politika ka qenë gjithmonë prezente në Universitetin e Prishtinës. Kjo, sipas tij, nuk është medoemos diçka e keqe, sepse një gjë e tillë, sipas tij, ekziston edhe në vendet e Evropës.
“Politika ka qenë gjithmonë prezente në universitet, ajo fillon prej këshillit drejtues e në organet më poshtë. Një qasje e tillë është gjithandej Evropës, shumica e universiteteve janë publike dhe shteti i financon dhe do të ketë kontroll si i harxhon mjetet që vijnë prej tyre”, ka thënë ai.
Por, sipas tij, ndërhyrja e politikës duhet të jetë e mirë dhe të shtyhet agjenda partiake. Rexha tha se Universiteti ka nevojë për shtim të profesorëve, por më shumë për buxhet.
“Tendenca është që kjo ndërhyrje të jetë e mirë, të mos jetë me qëllime për sa është partia në pushtet, të kenë përfitime njerëz që nuk kanë merita. Universiteti ka nevojë për më shumë profesorë, por edhe për më shumë buxhet”, ka thënë ai.