Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka të drejtë kur dyshon te presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe se ShBA e BE duhet ta kenë parasysh këtë gjë.
Ben-Meir tha se ShBA nuk duhet të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Unë besoj se SHBA-ja nuk duhet të marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës, qoftë ajo e ngrirjes së ndihmës financiare apo ushtrimit të presionit politik. Kurti ka të drejtë që dyshon për Vuçiqin, dhe si SHBA ashtu edhe BE-ja duhet ta kenë parasysh plotësisht këtë”, ka thënë ai.
Po ashtu, profesori amerikan tha se nuk ka asnjë arsye të pajtohet me një Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Duke ditur se si funksionon presidenti i Serbisë Vuçiq dhe shqetësimet për besueshmërinë e tij, nuk ka arsye të besohet se ai do të lejojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit”, ka thënë ai.