Bujar Osmani viziton Kosovën, do të takohet me krerët e shtetit

Ministri Osmani do të zhvillojë takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe homologen, Donika Gërvalla

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do ta vizitojë Kosovën të premten e 26 majit, me ç’rast do të  takojë krerët e shtetit.

Takimet e tij me figurat politike të vendit, ministri Osmani do t’i nisë me homologen e tij, ministren e  Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me fillim nga ora 9:00. Pas këtij takimi, pritet që të mbahet një konferencë për media.

Ndërkaq, takime të ndara do të ketë edhe me presidenten e Republikës së Kosovës me fillim nga ora 10:25, në kabinetin e presidentes.

Më vonë në mesditë, ministri Osmani do të takojë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika