Policia e Kosovës ka njoftuar se një foshnje dymuajshe pa shenja jete është dërguar në ambulancën në fshatin Studençan të Suharekës, të enjten pasdite.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Menjëherë pas kësaj, Policia ka hapur rastin si “vdekje e dyshimtë” dhe ka nisur hetimet.
Bytyqi ka bërë të ditur se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
“Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim”, ka thënë Bytyqi.
Familjarët e foshnjës e kanë njoftuar policinë se ajo ka pasur probleme shëndetësore dhe ka qenë e shtrirë në QKUK.