Gjykata Speciale shpall aktgjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj

Gjykata Speciale ka shpallur aktgjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj, më 18 maj përmes një seance publike

Përmes një njoftimi për media, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se më 18 maj do të shpallet aktgjykimi në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

“Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më 18 maj në orën 10:00. Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në shqip, serbisht ose anglisht përmes transmetimit në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në aktakuzën që rëndon mbi ta thuhet se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm).

Gjithashtu, të akuzuarit bënë komente nënçmuese dhe akuzime kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të dëmtuar Dhomat e Specializuara.

Akuzat përfshijnë dy pika për kryerjen e veprave penale kundër rendit publik, konkretisht, pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe 2) dhe katër pika të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administrimit publik. Këto janë frikësimi gjatë procedurës penale (Pika 3), hakmarrja (Pika 4) dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës (Pikat 5 dhe 6)”, thuhet në aktakuzën ndaj Gucatit dhe Haradinajt.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

Paraqitjet e para të Haradinajt dhe Gucatit si të dyshuar, u mbajtën para Gjykatësit, Nikola Giju, më 29 shtator dhe 1 tetor 2020.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatës Nikola Giju, në cilësinë e tij si Gjykatës i Procedurës Paraprake, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve.

Aktakuza e korrigjuar u dorëzua më 5 korrik 2021 dhe një version më pak i redaktuar u dorëzua më 4 tetor 2021. Paraqitjet e para të dy të akuzuarve para Gjykatësit të Procedurës Paraprake u mbajtën më 18 dhjetor 2020.

Hysni Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat, ndërsa Nasim Haradinaj nuk bëri vetëdeklarim brenda 30 ditësh nga paraqitja vijuese e tij që u mbajt më 8 janar 2021.

Më 16 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes gjyqësore Trupit Gjykues II.

Procedura e paraqitjes së provave në këtë çështje u mbyll më 3 shkurt 2022.

Gjatë 31 ditëve që zgjati gjykimi, ZPS-ja thirri katër dëshmitarë ndërsa të dy ekipet e Mbrojtjes u mbështetën në dëshmitë gojore të 10 dëshmitarëve dhe 18 deklaratave me shkrim të dëshmitarëve. Deklaratat përmbyllëse u mbajtën nga data 14 deri më 17 mars 2022.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika