IKD: Qeveria po e shkel Kushtetutën në lidhje me pensionet kontributdhënëse

Ilustrim

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) pretendon se Qeveria e Kosovës ka vepruar kundër Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me Ligjin për skemat pensionale.

Në reagimin e tyre thuhet se Qeveria nuk e ka respektuar urdhërin e Gjykatës, që jo më larg se data 15 korrik 2023 t’i marrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Skemat Pensionale.

“Gjykata ka urdhëruar Kuvendin dhe Qeverinë, që jo më larg se data 15 korrik 2023, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji. Në të njëjtën kohë, këto dispozita do të shfuqizohen më 15 korrik 2023. Në rastin kur Qeveria nuk respekton këtë datë, do të jenë qytetarët ata që do të pësojnë më së shumti. Ata do të detyrohen të paguajnë avokatë për të ngritur padi në Gjykatat Themelore, për të gëzuar të drejtën e pensionit kontributdhënës sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për shkak se do të gjenerohen shpenzime procedurale, kjo situatë mund të dëmtojë edhe buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e IKD-së.

Në vend se me datën 23, sipas IKD-së, “Qeveria ka planifikuar që projektligjin që synon të adresojë kërkesat e Gjykatës Kushtetuese, vetëm në Qeveri, ta miratojë më 30 korrik 2023”.

Ky afat i Qeverisë, sipas IKD-së, është në kundërshtim me kërkesat e Gjykatës Kushtetuese.

“Afati i përcaktuar nga Qeveria është në kundërshtim me kërkesat e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Në sistemin kushtetues të Kosovës, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë ekuivalente me normën kushtetuese. Kështu, ky veprim i Qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Me këto veprime të Qeverisë, sipas IKD-së, ky ligj do të bëhet me vonesë prej disa muajsh.

“Veprimet e nevojshme për adresimin e kërkesave në bazë të aktgjykimit, nënkuptojnë hyrjen në fuqi të projektligjit të ri për skemat pensionale më 15 korrik 2023 dhe jo miratimin e projektligjit në Qeveri me 15 ditë vonesë. Duke pasur parasysh që edhe Kuvendi i Kosovës shkon në pushim në fund të muajit korrik dhe fillimi i punës së Kuvendit nis të hënën e dytë të muajit shtator, atëherë miratimi final i projektligjit do të bëhet me vonesë prej disa muajve”, thuhet në njoftim.

Nga IKD, kanë vlerësuar se “vonesat në miratimin e këtij projektligji nga Qeveria shkelin të drejtat e mijëra pensionistëve të Kosovës dhe paraqesin moszbatim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”.

IKD ka kërkuar që me rastin e miratimit të projektligjit në Qeveri të respektohen standardet minimale të pjesëmarrjes së publikut “në konsultime publike me qytetarë dhe grupeve të interesit dhe më pas një projektligj i tillë të miratohet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që ky ligj të hyjë në fuqi jo më vonë se data 15 korrik 2023”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika