Të hënën e 9 majit, “Bad News Eagles” (BNE), do të kërkojnë fitoren e parë në turneun më të madh të CS:GO, “PGL Antwerp Major 2022”.
Ekipi kosovar fillon sot rrugëtimin në turneun më të madh të CS:GO.
Ata do të përballen me ekipin turk Eternal Fire.
Djemtë e Kosovës, përballë kanë ekipin e turk që radhitën në vendin e 29 në ranglistën botërore.
Ndeshja në mes tyre zhvillohet në orën 12:00.
“Bad News Eagles” (BNE), kanë shkruar historinë duke u bërë ekipi i parë shqiptar që kualifikohet në turneun më të madh të botës në Counter-Strike: Global Offensive (CS:GO).
“BNE” kishte siguruar fitoren me rezultat të ngushtë 16:14 duke përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa, dhe duke e siguruar kualifikimin në turneun më të madh të CS:GO.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social Instagram, ishte shprehur krenar me ekipin shqiptar duke thënë se nga internet kafe ku fillimisht kanë filluar ushtrimet e para, “BNE”, sot, na përfaqëson në garën më të madhe në botë.
“I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, kishte shkruar Kurti.
History has been made!@_badnewseagles #PGLRMR pic.twitter.com/K8kx28wnjK
— HLTV.org (@HLTVorg) April 24, 2022