Sirena alarmi u dëgjuan mesditën e së premtes në të katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.
Po ashtu edhe një numër i shtuar i njësiteve speciale të policisë së Kosovës janë parë në rrugën për Zveçan.
Në Leposaviq, po ashtu, janë vendosur edhe dy kamionë para komunës.
Kryetarit të ri të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.
Ekipi i RTV Dukagjinit që ishte në vend të ngjarjes, tha se bllokimin e kishin bërë disa persona.
Në pamje shihen se para objektit qëndrojnë dhjetra qytetarë, të cilët besohet se janë nga komuniteti serb.
Pak çaste më vonë, ishte lëshuar edhe alarmi i cili në shumicën e kohës kërkon mobilizim të komunitetit serb.
Lëshohet alarmi në veri, kryetarit Zeqiri i ndalohet hyrja në objektin e komunës